Last Updated on 08/06/2026 by Anisa
Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku një 26-vjeçar, Ardian Baloshi, ka humbur jetën. Policia ka identifikuar si të dyshuar për ngjarjen Sadik Llanajn, 39 vjeç.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar.
Dyshohet se Llanaj i është afruar viktimës teksa ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë dhe ka qëlluar me armë, duke u larguar menjëherë me automjetin e tij.
Hetimet fillestare sugjerojnë se konflikti mund të ketë lidhje me mosmarrëveshje të mëparshme mes palëve.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar./a.d
