Last Updated on 22/11/2025 by EL
Fotografi i Reuters, Florion Goga, ka publikuar disa foto nga dmi kolosol që moti i keq me shi të dendur dhe intensiv i ka shkaktuar një fermeri në Sarandë, të cilit i janë mbytur qindra dele për shkak të nivelit të lartë të ujit që i ka përmbytur stallat.
Fermeri Dorian Rrjepaj ka patur rreth 500 dele në stallat e tij, nga të cilat kanë ngordhur të paktën gjysma. Ministri i Mborjtjes, Pirro Vengu, njoftoi më herë se fermeri do të dëmshpërblehet.
“Fermeri Dorian Rrjepaj shikon teksa personeli i emergjencës evakuon delet në fermën e tij të përmbytur ku u mbytën qindra dele, afër Sarandës, Shqipëri, 22 nëntor 2025”,- shkruhet në postimin fotografit Goga.
