Kalimet e parregullta të kufijve të jashtëm të BE-së janë ulur me 37% në shtatë muajt e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 61 mijë raste të evidentuara.
Lajmi bëhet i ditur nga Frontex, bazuar në të dhënat paraprake. Agjencia sqaron se shifrat nuk përfshijnë ngjarjet e jashtëzakonshme të regjistruara në fund të korrikut në Ceuta, Spanjë.
Rruga e Mesdheut Lindor mbetet më e frekuentuara, me 20.232 kalime të evidentuara, në rënie me 28%.
Ajo pasohet nga Mesdheu Qendror, me 16.454 kalime, një rënie prej 55%.
Në të kundërt, Mesdheu Perëndimor është e vetmja rrugë kryesore ku është shënuar rritje, me 11.217 kalime, ose 37% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./mxh