Last Updated on 24/05/2026 by EL
Më ndodh shpesh të kaloj pranë varrezave të St. John Cemetery në Queens të Nju Jorkut, aty ku ndodhet dhe varri i bosit të mafies moderne amerikane Lucky Luciano, trupi i të cilit u suall nga Italia në vitin 1962 për t`u prehur në varrezat e familjarëve në Queens. Sikurse dihet Cosa Nostra është një organizat e hershme kriminale italo-amerikane. Gjatë procesit hetimor kundër Joseph Valachit në Nju Jork, kur u pyet se çfarë përfaqësonte mafia, ai u tha: ”Janë probleme që nuk ju përkasin. Është çështja jonë (Cosa Nostra).” Hetuesi i lodhur shkruan në procesverbal se mafia quhet “Cosa Nostra”. Shprehja hyn shpejt në qarkullim.
Kështu shkruan përkthyesi i disa librave mbi mafien, Zamir Poda, të cilin e njohim dhe si nip Lushnje. Gjyshi i tij nga nëna, Ali Fuga, është vëllai i Kaso Fugës në shtëpinë e të cilit u mbajt Kongresi i Lushnjes. Pasi mbaroi studimet shkëlqyer në Grac të Austrisë dhe vjen në qytetin e lindjes, në cilësinë e Shefit të sporteve, duke pajisur me bazë sportive, topa dhe uniformë ekipin e parë të futbollit “Kongresi i Lushnjes” themeluar në vitin 1927, ku luan dhe vetë si kapiten skuadre, madje dhe si trajner. (Meqë pata rastin të isha sheh kulture në Bashkinë Lushnje foton e shefit të parë e vendosa në zyrë. Një veteran i luftës kur e pa, e njohu dhe më thotë: “Eh, sa njerëz ka shpëtuar ky në kohën e luftës, kur gjermanët e morën si përkthyes!”) Përkthyes është dhe i nipi, Zamiri, i cili ka sjellë më shqip disa libra, sikurse të fundit: “Monstra Grifone” me bashkautorët Nicola Gratteri dhe Antonio Nicaso. I pari autor i disa librave bestsellër dhe dhe i dyti autor i mbi 40 librave. Mbështetur në librin e tij bestseller “Gjak i keq” është realizuar një serial i sukseshëm.
Kur lexon këtë libër, nuk ke më atë përfytyrim mafiozësh, sikurse i kemi parë tek filmi “Oktapodi”. Kurimi i imazhit ka prekur dhe mafien. Trafikanti tani është dhe haker. Hapsirat dixhitale mbeten një terren pjellor dhe për ta. Në libër njihesh me “mafiozin dixhital”. Njëri nga hakerat që punon për llogari të klanit “Megna”, gjerman, qendron mbi kompjuter dhe s`e ngre kokën kurrë. Betejat e tij zhvillohen në një terren virtual. Klanet kamorriste, sikurse i përmend dhe Konica tek “Doktor Gjilpëra”, kujtoni ministrin Salemboza, sot përdorin profile fallco. Aq shumë është sofistikuar gjuha mafioz, sa dhe këngët popullore bëhen pjesë e komunikimit të fshehtë. Të veshur me kostume popullore u dërgojnë mesazhe afrimiteti bosëve në burg, sikurse nxisin dhunë kundër bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe forcave të rendit. (Në mesjetë tufat e luleve, në mënyrën se si i kombinoeshin ato, duke patur parasysh kuptimin e secilës lule, ndërtoheshin mesazhe urimi, i shprehej dashuria dikujt.) Madje, përdoren dhe citime nga librat e shkrimtarëve të njohur. Edhe gjuha metaforike. Edhe tatuazhet nga realja tek virtualja funksionojnë si mesazhe, i nohur ky si komunikim i kriptuar. Sikurse përdorimi i gjuhës metaforike. (Në Luftën e Dytë Botërore inteligjent servisi zbuloi agjent gjermanë, që dërgonin informacioni nga Anglia përmes fjalëkryqeve në faqen e fundit të gazetës.)
Në libër mëson se teknologjia e informatikës mbetet një pikë e fortë, që u përdor dhe nga Çaushesku. E përdori kompjuterin si një instrument për të promovuar ideologjinë komuniste. Rumania konsiderote si një strofkë e piraterisë kompjuterike. Përdorimi i pajisjeve të fuqishme kompjuterike për kalkulime, por me konsum të konsiderueshëm energjie për të nxjerr Bitcoin në zona jo zhumë të zhvilluara, sikurse në Paraguaj, Kolumbi, preferohen nga klanet mafioze. Bitcoin u bë i dashur dhe për kartelet meksikane. Salvadori mund të bëhet kolektori botëror i parave të paligjshme, paralajmërojnë autorët e librit.
“Nuk kemi nevojë për krishter të mirë, por për avokat, inxhinier, arkitekt. Për jakat e bardha.”,-deklaron një kapobandë. (Ndalimi i kultivimit të lulkuqes prej talebanëve mund të çonte në reduktimin drastik të prodhimit të kokainës. Aktualisht trendi i drogës sintetike është në rritje. Po kështu trafikimi i cigareve elektronike me bazë fentanyl-i nga Brazili mund të ketë pasoja të rrezikshme dhe në Itali, shprehen autorët e librit, që ne si fqinj të tyre duhet ta marrin dhe si një paralajmërim për veten. Kokaina rezulton si droga më e konsumuar në burgje. Po kështu: lojërat e fatit online dhe ndeshjet e trukuara ku vihen baste për gjithçka.
Përherë të parë, termi inteligjencë artificiale, është përdorur në vitin 1956, por tani ajo është bërë çështje e ditës. Përdorimi i inteligjencës artificiale në dizinformim, duke krijuar alibira, si e si të përmbysen hipotezat hetimore. Ajo që shikon s`është në vlerën e plotë të faktit, kjo ka bërë që të vështirësohen dhe hetimet në zbulimin e së vërtetës.
Libri i dytë interesant i përkthyer: “E vërteta mbi procesin e Androtit” me bashkautorët Gian Carlo Caselli dhe Guido Lo Forte. “I pafajshëm! I pafajshëm! I pafajshëm!”-thirri në telefon një avokat dhe goditi me grusht tavolinën në prani të kamerave dhe mikrofonëve. Ky gjest ndikoi shumë në krijimin e opinionit se Andreoti ishte i pafajshëm. U quajt: një goditje mbi gjykimin e shëndoshë. Nga nevoja për të vërtetën lindi ideja e këtij libri mbi procesin e Andreotit, shkruajnë autorët. Procesi u përball me rrezikshmërinë e marrëdhënieve midis mafies, politikës, sipërmarrjes dhe masonerisë. Cosa Nostra me strukturë të hekurt herarkike dhe territoriale, që mbarte karakteristikat e një shteti joligjor, më 7 dhe 8 dhjetor 1970 tentatio për grusht shteti ne Itali, për të krijuar kushte negocimi shtet-mafie. Midis tyre mendohet se qendronte kryeministri Italian, Andreoti. Gjykata vërtetoi se lidhjet me mafien i mbante deputeti Lima. Senatori Andreoti ka gënjyer të paktën 6 herë. Në publik injektohen informacione jashtë së vërtetës, ku është vepruar si një repart special, i gatshëm, duke e konsideruar gjykimin e senatorit Andreoti, si viktimë të një procesi politik. Të gjithë të korruptuarit tek “procesi pulitik” gjejnë barkën e shpëtimit. Faktet kriminale u fshinë, sikurse sekretet mbi rrëmbimin e deputetit Moro. (Nga 4000 leje ndërtimi të lëshuara gjatë një pesëvjeçari, 2500 përfunduan në duart e tre pensionistëve, që nuk kishin asnjë lidhje me ndërtimin, figura të grupfamiljeve mafioze.) Ngjashmërira shohim dhe me proceset gjyqësore që zhvillohen në Shqipëri.
Hakmarrja e mafies italiane është nga më gjakataret. Vriten me atentate dhjetra prokurorë, gjykatës, marshallë, mjekë ligjorë, gazetarë, drejtues policie. Në asnjë vend i botës nuk ishte parë një kasapanë e tillë. Kulmi me prokurorin Falkone. Policia gjen një çantë sportive me eksploziv përgjatë të vetmit shteg të vilës, ku pushonte ai. Por, ka dhe të penduar. Pendohen kundër mafies vetëm ata, që besojnë në shtet, shkruajnë autoret e librit. Një histori me Pietro Alierin, shefin e familjes mafioze “Santa Maria di Jezu”. “Zotëri, prita dështoi. Ishte aty një vajzë e vogël dhe.. unë nuk qëllova”. Mos kryerja e vrasjes së urdhëruar nga Totò Riina, mëshira kristjane e njërës palë, solli përçarjen
Libri i tretë i përkthyer është një pasthënie për librin “Njerëz të çnderuar” të profesorit, eurodeputetit Pino Arlacchi, i përkthyer në shumë gjuhë dhe i shitur në katërqind mijë kopje, i mbështetur në pendim-rrëfimin e njërit prej të penduarëve të mëdhenj të Cosa Nostra-s, Antonio Calderoni, i cili bashkëpunoi me prokurorin Falkone, i cili në një letër e falenderon për librin e botuar. “Nuk kisha asnjë mundësi për të shkuar as në funeralin e tij, pasi e kisha të ndaluar nga policia.”-kujton autori i librit dhe mik i Falkones.
Kundër mafies sot deklarohen dhe fëmijtë e bosëve të saj, por mafia edhe pas goditjes shkatërrimtare nuk ka humbur. “Pjesërisht për fajin tonë, sepse nuk kemi ditur t`i japim goditjen përfundimtare. Pjesërisht për meritë të saj, sepse ka mësuar të përshtatet me rrethanat e reja.” Folëm në librin e parë se si teknologjia ndryshoi fytyrën e mafias. “Të penduar të ndryshëm kanë deklaruar se një pjesë e mirë e Demokracisë Kristiane Siciliane ishte nën presionin e Casa Nostra-s dhe se partia e dytë në atë kohë, Partia Socialiste Italiane, sapo kishte përfituar nga mbështetja mafioze në zgjedhje.”-shkruan eurodeputeti italian në librin “Një rast i humbur në luftën kundër mafies”. Librat e përkthyera nga Zamir Poda nuk janë për të shlyer një kurjozitet, ato sensibilizojnë shoqërinë shqiptare për rreziqet që i kanosen, sikurse i ka paralajmëruar dhe Konica, kur denonconte Camorrën./et
