Gabriel Garko ka befasuar publikun duke zbuluar për herë të parë se është i martuar. Aktori bëri rrëfimin personal gjatë një interviste në emisionin “Verissimo”, ku tregoi se është martuar në fshehtësi me partnerin e tij Giorgio, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh.
“Jemi martuar tashmë. Dy vite më parë,” tha Garko duke treguar unazën në gisht, duke shtuar se ceremonia ka qenë shumë private, me vetëm katër persona të pranishëm në bashki. Familjarët dhe miqtë e afërt u informuan vetëm ditën e martesës.
Dasma civile është zhvilluar më 2 dhjetor 2024, një datë e zgjedhur me kujdes për të shmangur vëmendjen mediatike. “E bëra për veten time. Kam fshehur shumë gjëra në jetën time dhe nuk doja ta bëja më,” shpjegoi aktori, duke theksuar rëndësinë që i jep privatësisë.
Kush është Giorgio, bashkëshorti i Gabriel Garko
Giorgio, bashkëshorti i aktorit, ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes publike. Ai nuk bën pjesë në botën e spektaklit dhe nuk është shfaqur kurrë në evente publike apo në rrjetet sociale të Garkos. Sipas revistës italiane “Chi”, Giorgio është 40 vjeç, me origjinë nga Palermo, është avokat dhe vjen nga një familje me prejardhje fisnike. Aktualisht, ai menaxhon një bed & breakfast në Siçili./mxh
