Procesi i aplikimit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka përfunduar.
Ndërkohë janë bërë të ditur edhe emrat e kandidatëve që garojnë për këtë post, të cilët janë:
Pellumb Seferi,
Elidon Çela,
Alfred Çepe,
Rebani Jaupi,
Saimir Boshnjaku,
Lorenc Panganika,
Afrim Tafa,
Neritan Nallbati,
Idejet Faskaj,
Gentian Berberi,
Tonin Vocaj,
Skënder Hitaj,
Arjanit Arapi,
Gentjan Shehaj.
Pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hapi garën për këtët post. Kandidatët garues duhet të plotësojnë disa kushte ligjore, si: të kenë shtetësi shqiptare, të kenë gradë drejtuese në polici, të mos jenë dënuar për vepra penale dhe të mos kenë masa disiplinore të rënda në 5 vitet e fundit.
Pas mbylljes së aplikimeve, një komision i posaçëm do të verifikojë dokumentet dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët që plotësojnë kriteret. Në fund të procesit, komisioni do t’i paraqesë ministrit renditjen e kandidatëve dhe do të zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit./mxh
