Italia ka dhe dy ndeshje kualifikuese në grupin e saj, transferta në Moldavi dhe më pas ndeshja e fundit në shtëpi ndaj kryesuesëve të Norvegjisë. Vendi i parë duket shumë i vështirë për t’u arritur nga “axurrët”, ndaj rruga e tyre drejt Botërorit do të shkojë nga play-off.
Trajneri i Italisë dhe ndihmësi e tij, Gennaro Gattuso dhe Gianluigi Buffon, u kanë kërkuar lojtarëve t’i japin përparësi ekipit kombëtar dhe kualifikimit në Kupën e Botës edhe nëse nuk janë plotësisht në formë.
Këtu i referohen rastit të Riccardo Calafiori-t, i cili iu bashkua “Axurrëve” pavarësisht një problemi me ijën dhe kërkesës së Arsenalit për të qëndruar pushim dhe për të mos u grumbulluar për këto dy ndeshje.
Sipas raportimit në fjalë, Buffon dhe Gattuso u kanë dërguar një “mesazh të qartë” lojtarëve, duke u kërkuar atyre t’ua “bëjnë të qartë klubeve të tyre se përparësia e tyre është të shkojnë në Amerikë”, verën e ardhshme.
Dyshja shpjegoi se, kur ishin futbollistë, drejtorët e klubeve si Luciano Moggi dhe Adriano Galliani, shpesh i shtynin lojtarët të pushonin gjatë pushimeve ndërkombëtare, por kërkesat e tyre injoroheshin pasi refuzimi i një thirrjeje në ekipin kombëtar ishte i paimagjinueshëm në atë kohë. m.p.
