Last Updated on 21/10/2026 by Monika
E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja Kostana Morava u përfshi në një debat me studenten Hana Spahia, lidhur me protestën e të rinjve dhe mënyrën se si ata kanë artikuluar pakënaqësitë ndaj qeverisë.
Morava argumentoi se studentët kanë pasur mundësinë t’i shprehnin shqetësimet e tyre më herët dhe të krijonin një lëvizje të re politike, që sipas saj, mund të sillte shpresë për Shqipërinë.
Gazetarja theksoi se studentët mund t’i shprehin pakënaqësitë dhe të protestojnë pikërisht sepse jetojnë në një vend demokratik
“Kishit mundësinë t’i artikulonit një vit më parë shqetësimet e drejta. Sigurisht, në çdo qeveri ka pakënaqësi dhe sikur nesër të vijë një e re, prapë do të ketë pakënaqësi, sepse është proces normal për një vend normal demokratik. Ngaqë jeni në demokraci, prandaj keni këto pakënaqësi, ngaqë jeni në një vend demokratik, i shprehni këto pakënaqësi. Madje, këtu demokracia paska kaluar çdo lloj niveli, saqë dhuna normalizohet. Është një formë e re demokracie që duhet ta marrin parasysh shkencëtarët e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ju e dini shumë mirë çfarë është demokracia. Këtë lloj proteste nuk e bënit në një vend që nuk është demokratik. Dhe, për më tepër, të rrini pesë muaj në bulevard. Me atë protestë, jeni tallur me popullin shqiptar, sepse kishit pesë muaj kohë për të krijuar një lëvizje që mund të ishte shpresë për Shqipërinë, një lëvizje të re politike ku të artikuloheshin shqetësimet. Dhe jo vetëm që nuk e bëjnë, por vazhdojnë si disa fëmijë kapriçozë: ‘Ik ti që të vij unë’. Po dakord, do të iki ky, por kush do të vijë?”, tha Morava./mxh
