Georgina Rodriguez ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet verore, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me paraqitjen e saj dhe detajin që nuk kaloi pa u vënë re: unazën e madhe të diamantit në gishtin e fejesës.
Modelja publikoi disa fotografi nga bregdeti, ku shfaqet me bikini të zeza, ndërsa në një tjetër imazh pozon pranë partnerit të saj, Cristiano Ronaldo, dhe djalit të tij të madh, Cristiano Jr., duke përcjellë atmosferën familjare të pushimeve.
Pikërisht unaza e saj u kthye në temën kryesore të komenteve në rrjetet sociale, duke ushqyer edhe një herë spekulimet se çifti mund të jetë pranë martesës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ceremonia mund të zhvillohet në pronën historike Quinta da Regaleira, në Sintra të Portugalisë, megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga dy protagonistët.
Georgina dhe Ronaldo janë bashkë që nga viti 2016, pasi u njohën në Madrid, dhe prej vitesh konsiderohen një nga çiftet më të famshme në botën e sportit dhe spektaklit.
Lajmi për fejesën e tyre u bë publik vitin e kaluar, kur Georgina publikoi në Instagram një fotografi të unazës së diamantit, të shoqëruar me mesazhin: “Po, e dua”.
Sot, çifti është prind i dy vajzave, Alana dhe Bella, ndërsa së bashku kujdesen edhe për fëmijët e tjerë të Ronaldos, duke ndërtuar një familje që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Pavarësisht zërave të shumtë për martesën, as Georgina dhe as Cristiano nuk kanë reaguar publikisht, duke lënë gjithçka ende në nivel spekulimesh./mxh
