Last Updated on 22/07/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën detare pranë ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë një 61-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fundosur.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia e fortë me erë dhe dallgë të mëdha.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po heton në dy pista: mbytje aksidentale si pasojë e motit të keq dhe vetëmbytje.
Sipas burimeve paraprake, 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri, ai rezulton të ketë vetëm një motër.
Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë./ET
