Policia greke në pikën kufitare të Kakavijës ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u krye nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.
Gjatë kontrollit të kryer në momentin e hyrjes së tij në Greqi, policia konstatoi se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet gjermane.
Ai akuzohet për trafikim të marijuanës në 9 raste të ndryshme, vepra që sipas ligjit gjerman parashikojnë një dënim maksimal deri në 15 vite burg.
I arrestuari do të dërgohet në organin kompetent të prokurorisë. m.p.
