Ministri gjerman i Jashtëm, Johann Wadephul, përkujtuan të martën (31 mars) viktimat e masakrës së Bucha-s, duke thënë se kjo ngjarje mbetet një plagë e hapur për Ukrainën dhe Europën.
“Ky vend simbolizon mizorinë dhe krimet e papërshkrueshme ndaj civilëve, pjesë përbërëse e luftës ruse. Ku çdoherë ku shkon Rusia e Putinit, ajo sjell krime lufte dhe barbarizëm. Bucha mbetet një plagë e hapur në shpirtin e Ukrainës dhe në shpirtin e Europës,” tha Wadephul gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas.
Ngjarja vjen ndërsa Ukraina përkujton katër vjetorin e çlirimit të qytetit Bucha, ku më shumë se 400 persona u vranë nga trupat ruse.
Ministri ukrainas i Jashtëm, Andrii Sybiha, tha se tetë vende kanë konfirmuar gatishmërinë për t’u bashkuar me marrëveshjen e zgjeruar të gjykatës speciale për Krimet e Agresionit ndaj Ukrainës, një tribunal ndërkombëtar evropian ad-hoc.
Rusia ka njoftuar se nuk do të njohë këtë tribunal dhe do ta konsiderojë çdo vend që i bashkohet si një akt armiqësor.
Wadephul gjithashtu paralajmëroi se rreziku rus prek të gjithë dhe theksoi nevojën për të mbajtur fokusin mbi qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj saj./mxh
