Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane, numri i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 krahasuar me një vit më parë.
Sipas autoriteteve, nga janari deri në qershor 2026 janë regjistruar 39 646 kërkesa të para për azil.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, Zyra Federale pë Emigracionin dhe Refugjatët (BAMF) kishte marrë 61 336 kërkesa, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2024 numri ishte rreth 121 mijë.
Më 12 qershor hynë në fuqi rregulla të reja për azilin, në të gjithë Bashkimin Evropian, të cilat, mes të tjerash, ua lehtësojnë shteteve anëtare kthimin e migrantëve drejt vendeve të treta edhe nëse ata nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ato vende.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, pasi mori detyrën në prill 2025, urdhëroi forcimin e kontrolleve kufitare dhe autorizoi policinë federale të refuzojë në kufi azilkërkuesit, me përjashtim të personave të sëmurë, grave shtatzëna dhe rasteve të tjera që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë kthyer ose deportuar 14 270 persona në kufijtë gjermanë.
Po ashtu, autoritetet arrestuan 494 persona të dyshuar për kontrabandë emigrantësh dhe identifikuan 4 074 persona ndaj të cilëve kishte urdhra të pazbatuara arresti./mxh
