Një studim europian ka zbuluar se gjumi i parregullt është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në energjinë dhe përqendrimin e përditshëm. Ekspertët thonë se trupi ka nevojë për një orar të qendrueshëm gjumi, pasi ndryshimet e vazhdueshme prishin ritmin biologjik dhe krijojnë lodhje kronike.
Sipas specialistëve, mjafton një devijim prej vetëm 30 minutash nga orari i zakonshëm që organizmi të humbasë balancën. Personat që flenë në orare të ndryshme raportojnë lodhje të vazhdueshme, vështirësi në fokus, rritje irritimi dhe ulje të performancës mendore.
Mjekët paralajmërojnë se ky çrregullim mund të shoqërohet me pasoja afatgjata, si rritje e stresit, probleme me zemrën dhe çrregullime të humorit. Ata rekomandojnë të flemë çdo natë në të njëjtën orë, të shmangim pajisjet elektronike para gjumit dhe të krijojmë një ambient të qetë në dhomë.
Studiuesit theksojnë se stabilizimi i orarit për vetëm një javë ndihmon ndjeshëm në rritjen e energjisë dhe përmirësimin e humorit./KM
