Last Updated on 19/10/2026 by EL
Një seancë gjyqësore jo dhe aq e zakontë ka ndodhur së fundmi në Britaninë e Madhe ku shqiptari Agim Cjapi mësohet se është dënuar me burg në datën e tij të lindjes. Sipas raportimeve të bëra nga mediat, mësohet se Cjapi u dënua me 20 muaj burg pasi akuzohet për veprën penale kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për 293 bimë kanabisi, vlera e të cilave përllogaritej në rreth 439,500 paund nëse do të hidhej në treg.
Gjatë seancës gjyqësore Cjapi ka pohuar akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa mbrojtja e tij ka deklaruar se shqiptari ishte i detyruar për t’u marrë me trafikimin me argumentimin se ai kishte disa borxhe dhe nëse nuk kryente siç duhej detyrat që i caktoheshin nga të tjerë, atij i rrezikohej jeta. Në fjalën e tij avokati theksoi gjithashtu se shqiptari jetonte ne kushte të këqija.
Por pavarësisht argumenteve mësohet se 33-vjeçari u dënua me 20 muaj burg në ditën e ditëlindjes. Gjyqtarja e çështjes gjatë fjalës së saj kur i dha dënimin Cjapit u shpreh:Më vjen keq që kjo seancë dëgjimore është dashur të zhvillohet në ditëlindjen tënde. Shpresoj të ketë më shumë ditëlindje të këndshme në të ardhmen.”
Ndërsa pritet që autoritetet e huaja të shqyrtojnë deportimin e tij nga Britania e Madhe./et
