Pastori Akil Pano ka reaguar sot pas vendimit të gjykatës për rrëzimin dhe pushimin e çështjes së ngritur ndaj tij dhe të birit lidhur me disa protesta të organizuara nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës.
Siç thekson Pano përmes një postimi në rrjetet sociale, padia nuk ishte gjë tjetër veçse baltë e hedhur ndaj këtyre organizimeve që kanë vetëm si synim të shkatërrojnë kauzën e mbrojtjes së lirisë, familjes dhe fëmijëve në Shqipëri.
“Të dashur miq! Zoti na nderoi. Sot Gjykata vendosi rrëzimin dhe pushimin e çështjes së ngritur kundër meje dhe Jonathan Pano.
Balta e hedhur dhe sulmet e organizuara ndaj familjes tonë dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës kanë vetëm një synim;
Shkatërrimin e kështjellës për mbrojtjen e lirisë, familjes dhe fëmijëve në Shqipëri. Miq, ju falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të pakursyer dhe lutjet.
Po organizohemi të mblidhemi për fëmijët dhe familjen Të Hënën Dt 1 Qershor, në Sheshin Skënderbej ora 18:00. Marshimi Për Jetën!
Të gjithë për fëmijët dhe familjen”,-shkruan Pano./mxh
