Magjistratët u bënë bashkë në Polin e Drejtësisë. Shkak u bë bllokimi sipas tyre që qeveria i ka bërë shtesës së pagave. Pas më shumë se tre orë diskutime në mbledhje me dyer të mbyllura paralajmëruar përshkallëzim të qëndrimit.
Dyert e sallave për gjyqe do të jenë të mbyllura përjashtuar disa rasteve. Alda Sadiku në emër të togave të zeza lexoi dhe një prej detyrimeve që lindin nga Gjykata Kushtetuese. Madje tha se sa u përket sigurimeve dhe tatimit u janë llogaritur me shtesat.
Sokol Sadushi krahasimin e bëri mes sjelljes së qeverisë ndaj gjyqtarëve dhe qytetarëve. Në emër të kolegëve theksoi zbatimin e rritjes së rrogës menjëherë sipas gjyqtarëve formula e vjetër e llogaritjes së pagave të tyre është shfuqizuar ndaj kërkuan reagim të menjëhershëm. Për të arritur kërkesat thanë se do kërkojnë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve./et
