Federata Suedeze e Futbollit njoftoi se ka emëruar Graham Potter si trajnerin e ri të kombëtares.
Anglezi ka marrë përsipër detyrën për të shpëtuar fushatën kualifikuese të nordikëve për Kupën e Botës 2026.
Tekniku anglez u shpreh entuziast për detyrën e re.
“Ndihem shumë i përulur për këtë detyrë, por edhe i frymëzuar! Suedia ka lojtarë fantastikë që performojnë në ligat më të mira çdo javë. Detyra ime do të jetë të krijoj kushtet në mënyrë që ne si ekip të japim më të mirën për ta çuar Suedinë në Kupën e Botës verën e ardhshme”, tha Graham Potter, trajneri i Suedisë.
Potter e njeh mirë futbollin suedez, pasi për një periudhë shtatëvjeçare ka qenë në stolin e klubit Ostersunds, përpara se të drejtonte Swansea City në Championship të Anglisë, si dhe ekipet e Premier Ligës: Brighton, Chelsea dhe West Ham.
Ai zëvendësoi Jon Dahl Tomasson, i cili u shkarkua pasi Suedia u mposht nga Kosova në shtëpi me rezultatin 1-0./ K.M
