Last Updated on 24/02/2026 by Kesjana
Kryediplomati grek Giorgos Gerapetritis i ka njohur homologët e tij evropianë me idetë e reja që ka vendi i tij për të përshpejtuar integrimin e shteteve ballkanike.
“I kam informuar kolegët e mi, ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, rreth vullnetit të Greqisë për të ndërmarrë një sërë iniciativash të reja në lidhje me procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Është e rëndësishme që angazhimi i Bashkimi Evropian ndaj këtij rajoni të mbetet konsistent. Kanë kaluar 23 vite nga axhenda e Selanikut, dhe ne duhet t’i japim një shtytje të re procesit të zgjerimit, duke u ofruar popujve të Ballkanit Perëndimor një vizion të ri. Ju siguroj që Greqia është e përkushtuar për këtë”, tha Giorgos Gerapetritis, ministër i Jashtëm i Greqisë.
Këto deklarata vijnë pas një periudhe bllokimesh që Athina ndërmori fillimisht ndaj Shkupit për çështjen e emrit dhe ndaj Shqipërisë pas vendimit të autoriteteve shqiptare për të ndaluar Fredi Belerin të drejtonte si kryebashkiak Himarën./kb
