Last Updated on 31/10/2026 by EL
Policia ka kryer këtë të shtunë disa shoqërime dhe arrestime gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Tre persona janë arrestuar, ndërsa gjatë ndërhyrjes u janë sekuestruar edhe bomba molotov.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, ndaj efektivëve të Policisë janë hedhur gurë dhe molotovë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me ujë me presion dhe spraj me piper./et
