Last Updated on 13/02/2026 by EL
Prokuroria e Kukësit, në përfundim të hetimeve disamujore, ka çuar në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.
Vendimi u mor për tre shtetasit, A.I., E.K. dhe H.E. pas një operacioni që çoi në sekuestrimin e 459 gr kokainë.
Njoftimi:
Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.
Arrestimi u realizua në kuadër të hetimeve të realizuara me metoda speciale mbi procedimin penal nr.677, të vitit 2025 regjistruar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni nr.283 i Kodit Penal.
Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë./et

