Kompania teknologjike Huawei është shpallur fajtore për konspiracion për të vjedhur sekrete tregtare dhe mashtrim bankar, por jo fajtor për akuzën më serioze të zhvatjes në një rast historik në SHBA.
BBC raporton se, në një gjyq dy-mujor, prokurorët akuzuan gjigantin kinez të teknologjisë dhe telekomunikacionit për gënjeshtra, mashtrime dhe vjedhje me qëllim fitimin e ndonjë avantazhi konkurrues.
Ekipi mbrojtës i Huaëei ka argumentuar se, prokurorët kishin vendosur që Huaëei ishte një organizatë kriminale dhe kishin ndërtuar çështjen e tyre prej andej, por suksesi i firmës ishte për shkak të inovacionit të saj.
Huawei tha se lirimi nga akuzat për shantazh konfirmon se këtyre akuzave u mungon baza faktike, duke shtuar se do të ndërmerrte të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.
Juria në një gjykatë në Brooklin e shpalli Huaëein fajtor për 10 nga 12 akuza, të cilat përfshinin komplot për të shkelur sanksionet e SHBA-së.
Megjithatë, juria nuk pranoi ta dënonte Huaëei-n për akuzën e konspiracionit për shantazh, e cila kërkonte që anëtarët të gjenin se firma vepronte si një ndërmarrje kriminale.
Prokurorët federalë njoftuan për herë të parë akuzat kundër Huaëei në vitin 2019, pas arrestimit dramatik në fund të vitit 2018 të drejtueses së lartë Meng Wanzhou në Kanada./k.m
