Pas largimit nga gara e “Ferma VIP”, Akili ka ndarë me ndjekësit një mesazh reflektues për eksperiencën e tij në reality show.
Përmes një postimi në InstaStory, ai u shpreh se, edhe pse nuk arriti të fitojë lojën, ka marrë diçka shumë më të vlefshme: miqësi të sinqerta që nuk mund të blihen me para.
“Humba lojën, por fitova atë që nuk blihet me para. Tre vajza të bukura dhe të zgjuara!”, shkroi ai, duke iu referuar marrëdhënieve që krijoi brenda fermës.
Akili zbuloi se nga kjo eksperiencë ka fituar tre mikesha të ngushta: Soni, Moza dhe Gresa.

Ky reagim i tij është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar mënyrën si ai ka zgjedhur të shohë anën e bukur të eksperiencës, duke vënë në plan të parë lidhjet njerëzore mbi konkurrencën./mxh
