Last Updated on 14/09/2026 by Klara
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën në zonën pas malit të Dajtit.
Burime policore theksojnë se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15.
Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës.
Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre në terren të sigurt për ta.
Dy turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore./k.m
