Last Updated on 04/11/2026 by Anisa
Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit./ad
