Bota e komedisë së animuar ka humbur një nga shkrimtarët e saj më me ndikim. Dan McGrath, skenarist dhe producent i njohur për kontributet e tij në serialet hit si “The Simpsons” dhe “King of the Hill,” ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Lajmin e trishtë e konfirmoi motra e tij, Gail McGrath Garabadian, duke thënë se McGrath ndërroi jetë të premten në Spitalin NYU Langone në Bruklin, pas një goditjeje cerebrale.
“Humbëm dje vëllain tonë Danny. Ai ishte një njeri i veçantë dhe i pazëvendësueshëm, një djalë, vëlla, xhaxha dhe mik i jashtëzakonshëm. Zemrat tona janë të thyera,” shkroi Garabadian në rrjetet sociale.
I lindur më 20 korrik 1964 në Bruklin, McGrath nisi karrierën e tij profesionale pas diplomimit në Universitetin Harvard, ku ishte Zëvendëspresident i revistës humoristike “Harvard Lampoon.”
Punën e tij pothuajse njëdhjetëvjeçare në “King of the Hill” (2002–2010), ku shkroi 11 episode.
Kontributet në shfaqje si “Mission Hill” dhe “Gravity Falls.”
Pavarësisht se ishte shkarkuar dy herë nga “The Simpsons” një detaj që ai e tregonte me humor McGrath vazhdoi të ishte një figurë qendrore dhe e respektuar në prapaskenat e televizionit komik amerikan.
Familja e të ndjerit ka kërkuar që dhuratat në kujtim të tij të bëhen në favor të Shkollës së Lartë Regis, shkolla e tij e vjetër.
