Milan duket se ka shumë seriozisht për transferimin e Robert Lewandowski-t gjatë merkatos së janarit. Sacha Tavolieri, por edhe shumë prej medieve italiane raportojnë se javën e ardhshme pritet një takim zyrtar mes Igli Tares dhe Pini Zahavi-t, agjentit të sulmuesit polak.
Edhe pse dëshira e Lewandowsik-t është të vazhdojë ehde për një sezon tjetër te Barcelona, kjo gjë duket se nuk është miratuar nga drejtuesit e klubit katalanas, të cilët kanë plane të tjera për verën e ardhshme.
Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia e largimit të Lewandowski-t që në merkaton e janarit, duke qenë se i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni. m.p.
