Disa nga emrat më të mëdhenj te muzikës boterore performuan për 2 ditë radhazi në Las Vegas në Festivalin e Muzikës iHeartRadio.
Supergrupi i K-pop BTS, këngëtari Benson Boone, reperja Cardi B, grupi i rockut anglez Muse, këngëtarja suedeze Zara Larsson dhe ylli i muzikës Kenny Chesney elektrizuan skenën përpara mijëra fansave.
Kjo ishte hera e parë në gjashtë vjet që BTS performoi fizikisht në këtë festival, në vitin 2020 kishin performuar në distancë nga Koreja e Jugut për shkak të pandemisë.
Një transmetim special do të transmetohet në Disney + / Hulu nga 1 tetori.
Eventi dy ditor u përmbyll me një shfaqje spektakolare nga reperi Snoop Dogg, ku iu bashkua në skenë, Wiz Khalifa për të performuar këngët e famshme “See You Again” and “Young, Wild and Free.”/mxh
