Last Updated on 07/04/2026 by Kesjana
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqaj për revokim ose ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.
Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua ndaj tij në korrik të vitit 2024 në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e quajtur “Saspac”, ku Beqaj në cilësinë e drejtuesit të kësaj agjencie dyshohet se abuzoi me detyrën.
Paralelisht me këtë çështje, ish ministri i Shëndetësisë po gjykohet edhe për çështjen “Sterilizimi”, në një proces të ndarë nga grupi tjetër që u dënua pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme./kb
