Last Updated on 03/08/2025 by adminfjala
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Al-Bassami – Prodës:
“Jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Policinë shqiptare, jo vetëm në fushën e rendit dhe sigurisë publike, por në të gjitha fushat me interes të përbashkët.”
Proda – Al-Bassamit:
“Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese. Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike që tashmë janë globale.”
Drejtori Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim tejet miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite.
Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, në fusha me interes të përbashkët. m.p.
