Një incident është regjistruar në një qendër votimi në një shkollë në Shtime. Mësohet se një vëzhgues në qendrën e votimin të vendvotimi në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është kanosur nga një person.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin ndërsa po punon për kapjen e tij. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli u shpreh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.
“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V.”.
Ai tha se hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli. m.p.
