Last Updated on 04/01/2026 by EL
22% e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Të dhënat e fundit të anketës së emigracionit të INSTAT tregojnë se afro 109 mijë shqiptarë janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit. Shumica e shqiptarëve të kthyer janë mbi 35 vjeç. Konkretisht mbi 60% i përkasin grupmoshës 35 vjeç e sipër, 29 % të grupmoshës 25-34 vjeç dhe vetëm 9 % të të kthyerve janë midis 15-24 vjeç.
Një indikacion i rëndësishëm i emigrantëve të kthyer janë edhe ata të moshuar që dalin në pension. Afro 1/3 e personave të kthyer 65 vjeç ose më të vjetër, duke treguar se shumë prej tyre kthehen pas periudhave të gjata jashtë vendit, ndonjëherë pas daljes në pension.
Nisur nga të dhënat zyrtare migrantët kthehen në një moshë mesatare më të re krahasuar me popullsinë jo-migrante, duke kontribuar në një ulje të plakjes së popullsisë në vend.
Ekspertët e Bankës Botërore prej kohësh rekomandojnë përdorimin e emigrantëve si një nxitës të fuqishëm i zhvillimit të Shqipërisë.
Kthimi i emigrantëve mund të shërbejë për krijimin e vendeve të punës, investimet dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, duke e pozicionuar atë si një katalizator për prosperitet afatgjatë. Kjo pasi emigrantët e kthyer janë më të përqendruar në mesin e familjeve dhe kanë siguruar me të ardhura më të larta gjatë punës së tyre jashtë Shqipërisë./E.T
