Last Updated on 23/09/2025 by adminfjala
Google DeepMind thotë se ka arritur një revolucion “historik” të Inteligjencës Artificiale të ngjashëm me kompjuterin Deep Blue që mundi Garry Kasparov në vitin 1997 në shah dhe një IA që mposhti një njeri në Go champion në 2016.
Një version i modelit Gemini 2.5 AI zgjidhi një problem të ndërlikuar të botës reale që i la në baltë programuesit njerëzorë duke u bërë modeli i parë i IA që fiton një medalje ari në një konkurs ndërkombëtar programimi që u mbajt gjatë këtij muaji në Azerbajxhan.
Performanca që kompania teknologjike e quajti “një hap gjigant në zgjidhjen e problemeve abstrakte”, kërkoi më pak se gjysmë ore për të përllogaritur një numër të pafund mundësish për të dërguar një lëng në një rrjet kanalesh me rezervuarë të ndërlidhurë. Qëllimi ishte që të shpërndahej sa më shpejt të ishte e mundur.
Asnjë nga ekipet me njerëz, përfshirë edhe më të mirët e universiteteve nga Rusia, Kina apo Japonia, nuk ia dolën.
Në dy nga 12 detyrat, nuk ia doli mbanë, por performanca e përgjithshme e renditi në vend të dytë nga 139 programuesit më të fortë në botë në nivel universitar. Google tha se ishte “një moment historik drejt Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI)”, që konsiderohet gjerësisht si inteligjencë e shkallës njerëzore në një mori detyrash.
Modeli është trajnuar posaçërisht për zgjidhjen e kodimit të vështirë, matematikës dhe problemeve logjike. Ai performoi “po aq mirë sa një nga 20 koduesit më të mirë në botë” tha Google.
“Zgjidhja e detyrave të ndërlikuara në këto konkurse kërkon arsyetim të thellë abstrakt, krijimtari, aftësi për të sintetizuar zgjidhjet e reja me probleme të panjohura më parë dhe një shkëndijë të vërtetë gjenialiteti”, tha kompania.
