Last Updated on 23/09/2025 by adminfjala
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për punën në Bashkinë e Tiranës.
Socialisti u shpreh kritik në lidhje me ndërtimet në kryeqytet, duke thënë se ‘Tirana ka nevojë për pushim’, ndërsa shtoi se ‘ritmi i ndërtimit është i tmerrshëm’.
“Tirana ka nevojë për ndryshim, nëse duam të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe të përballojmë fluksin e njerëzve në Tiranë. E dyta që është e rëndësishme, është që duhet të ndryshojë ritmi i punës. Ritmi i punës është i ngadaltë, ndonjëherë mungon. Ritmi i punës është i tmerrshëm. Në aspektin e ndërtimtarisë, Tirana ka nevojë për pushim. Po e them hapur, ritmi i ndërtimit në të këtë qytet është i tmerrshëm”, u shpreh socialisti./E.T
