Puka, një prej destinacioneve më të veçanta për hiking, ski, alpinizëm dhe gjueti sportive, mbetet një ofertë turistike gjithëvjetore për turistët vendas dhe ata të huaj.
Transformimi i Pukës, falë investimeve publike e bën këtë qytet një gjetje unike për shumë veprimtari argëtuese dhe çlodhëse.
Kryeministri Edi Rama, në një video të publikuar në rrjetet sociale, ndan pamjet e infrastrukturës rrugore të Pukës, konkretisht aksin rrugor që lidh fshatin Gonsiqe me qendrën e Pukës.
Rruga panoramike dhe masivet e mëdha pyjore të Pukës dhe fshatrave përreth, e shndërrojnë këtë qytet në një destinacion gjithëvjetor për adhuruesit e ajrit të pastër, malit, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra.
Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe malin e Krrabit.
