Në nëntor të vitit të kaluar, një raport pohoi se Apple do të përmirësonte kamerën selfie në të gjithë linjën e iPhone 18.
Një thashethem i ri tani e vërteton përmirësimin, por sugjeron se kamera e përparme e përmirësuar mund të jetë e kufizuar në modelet Pro, transmeton Telegrafi.
Sipas informatorit Whylab, iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max do të kenë kamera selfie 24MP, një pretendim që përputhet me raportin e nëntorit që gjithashtu tregoi një përmirësim të sensorit të përparmë 24MP.
