Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se forcat e tij të armatosura do të japin “një përgjigje vendimtare dhe të menjëhershme” ndaj çdo anijeje luftarake që do të dërgohet në Ngushticën e Hormuzit.
“U kujtojmë se, si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje, vetëm Republika Islamike e Iranit mund të garantojë sigurinë në këtë ngushticë dhe nuk do të lejojë asnjë vend të ndërhyjë në çështje të tilla”, deklaroi në rrjetet sociale zv.ministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.
Paralajmërimi erdhi pasi Parisi dhe Londra kanë nisur anije në rajon dhe po udhëheqin përpjekjet për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që synon sigurinë në Ngushticën e Hormuzit pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Në operacion është përfshirë edhe Italia./mxh
