Last Updated on 11/09/2026 by EL
63-vjeçari Nivaldo Maganin, nga Brazili, i njohur me nofkën “Z. Patate”, humbi jetën në një incident tragjik, një ditë para ditëlindjes së tij.
Sipas “Daily Mail”, Nivaldo ndodhej të mërkurën në mëngjes në biznesin familjar të tregtimit dhe përpunimit të patateve, kur një qese e madhe transporti, që përmbante pothuajse një ton patate, ra mbi të.
Sipas autoriteteve lokale, thesi me patate varej rreth dy metra mbi tokë kur kablloja e çelikut që e mbante u këput, duke bërë që ngarkesa të binte mbi 63-vjeçarin.
Nivaldo ishte aq i njohur në zonë si “Nivaldo da Batata” (Nivaldo i Patateve), saqë e përdori këtë nofkë edhe kur kandidoi në zgjedhjet bashkiake të vitit 2024, ku u zgjodh./et
