Kim Scott, ish-partnerja e reperit të njohur Eminem, është arrestuar edhe një herë në Michigan pas një incidenti rrugor pranë Detroitit.
Sipas mediave amerikane, 51-vjeçarja dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit kur humbi kontrollin e automjetit dhe goditi një makinë të parkuar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa raportimet tregojnë se kjo ndodhi pak kohë pasi Kim ishte paraqitur në gjykatë për një çështje tjetër të ngjashme.
Vëmendje në rrjetet sociale mori edhe fotografia e saj pas arrestimit, ku ajo u shfaq me një pamje të re dhe flokë të shkurtër.
Kim Scott dhe Eminem kanë pasur një histori të gjatë dhe të komplikuar marrëdhënieje. Ata janë martuar dy herë dhe më pas janë ndarë përfundimisht, ndërsa kanë së bashku vajzën e tyre, Hailie Jade.
Në të kaluarën, Kim kishte folur publikisht për betejën me varësinë ndaj alkoolit dhe periudhën e rehabilitimit, por incidenti i fundit ka rikthyer sërish në fokus jetën e saj private./mxh
