Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy filloi të martën e 21 teotrit dënimin e tij me 5 vite burg. Sarkozy do ta vuajë dënimin e tij më burgun La Sante të Parisit.
Sarkozi, i cili udhëhoqi vendin midis viteve 2007 dhe 2012, u dënua në fund të shtatorit për konspiracion kriminal mbi një plan që diktatori libian Muammar Gaddafi të financonte fushatën e tij zgjedhore. Ai bëhet ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga bashkëpunëtori nazist Marshal Philippe Pétain pas Luftës së Dytë Botërore.
Ish-presidenti do të duhet ta kalojë kohën në qelinë e tij prej 9 metrash katrorë, e cila ka një sobë gatimi, një tavolinë të vogël dhe një dush me tualet. Ai do të ketë qasje në një televizor (kundër një tarife prej 14 eurosh në muaj), një bibliotekë dhe një palestër.
Sarkozy ka marrë në qeli tre libra, të cilët janë dy vëllimet e “Kontit të Monte Kristos” nga Alexandre Dumas dhe biografia e Jezu Krishtit. Vepra e Dumas, të cilën Sarkozy zgjodhi ta merrte në eli, mbart një simnbolikë mjaft të fortë. Personazhi kryesor, Edmond Dantes burgoset padrejtsisht për 14 vite.
Dantes arratiset nga qelia dhe planifikon hakmarrjen ndaj kundërshtarëve, për t’u rikthye më pas në Francën e pas Napoleonit si Konti i Monte Kristos. Ndoshta Sarkozy e identifikon veten me Edmond Dantes, duke qenë se ai nuk e ka pranuar asnjëherë fajësinë e tij. Gjatë rrugës nga banesa e tij, për në qeli, ditën e djeshme ish-presidenti deklaroi se: një njeri i pafajshëm po burgoset.
Sa i përket librit të dytë, “Jésus”, nga Jean-Christian Petitfils, botuar në vitin 2011, ai ofron një vështrim të dokumentuar mirë mbi jetën e Krishtit. Petitfils mbështetet në burime historike dhe kërkime për të pikturuar një portret që është larg rrëfimeve thjesht fetare./kb