Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka bërë me dije se është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes që pritet të mbahet javën e ardhshme.
“Ne u ftuam si vend vëzhgues dhe, sipas mendimit tonë, kjo është një zgjidhje e mirë për çështjen e qartë që kemi në lidhje me përputhshmërinë kushtetuese të anëtarësimit në Këshillin e Paqes. Mendoj se do t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj ftese për të marrë pjesë si vend vëzhgues. Ende nuk e dimë se deri në çfarë mase, sepse ftesa mbërriti dje”, tha Meloni në një prononcim për gazetarët.
Sipas Melonit, pas gjithë punës që Italia ka bërë për të stabilizuar Lindjen e Mesme, një prani italiane dhe evropiane është e nevojshme.
Takimi i parë zyrtar i Bordit të Paqes pritet më 19 shkurt në Uashington, me të paktën njëzet vende pjesëmarrëse. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar po ashtu se Donald Trump do të njoftojë një plan rindërtimi prej disa miliardë dollarësh për Gazën gjatë takimit. /Kb
