Në fshatin Shpërdhet në Mamurras, aty ku prej një jave si pasojë e prurjeve të mëdha të fshatit Droje, rruga kryesore e fshatit u mor përpara duke lënë të izoluar rreth 300 familje. Puna po vijon në shtratin e lumit për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe aksesin për banorët.
Gjatë rrugës për në fshat takuam edhe një nxënëse e cila tregoi se nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa sot i është dashur rreth 20 minuta rrugë. Teksa punimet po vijojnë, banorët apelojnë për një investim më të madh dhe të qëndrueshëm, pasi sa herë ka reshje shiu kjo situatë përsëritet./e.t
