Për herë të parë në emisionin Goca dhe Gra, deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila ka folur hapur për jetën e saj familjare, duke ndarë momente shumë personale dhe një dedikim romantik për bashkëshortin.
Gjatë intervistës u shfaq për herë të parë edhe një fotografi familjare, ku deputetja tregoi se mbështetja e bashkëshortit ka qenë vendimtare në rrugëtimin e saj politik. Ajo u shpreh se pikërisht ai e ka shtyrë të aplikojë për deputete në Qarkun e Elbasanit.
“Vajza ime 3 vjeçe dhe bashkëshorti im, unë s’e di a ka shembull më të bukur dhe dëshmi më të fortë dashurie që të lejosh vajzat në Shqipëri që të bëjnë një punë politike edhe ai më ka shtyrë të aplikoj edhe më ka thënë që e bëj më mirë se askush, ai është mbështetësi im më i madh dhe e falënderoj shumë”, tha deputetja.
Moderatoren e emisionit i kërkuan gjithashtu një dedikim romantik për bashkëshortin, ku ajo u shpreh:
“E di që po na shikon, ai s’e do jetën publike edhe është bërë pishman edhe për atë foto. Nuk do ta nisja me të dua por për një kërkesë falje se ky ka qenë viti i 11 dhe këtë vit ne nuk jemi parë shumë këto kohë edhe i them më fal edhe të dua”, tha Sara Mila.
Ajo u shpreh se situatat në Kuvend janë një teatër jo i bukur, por jo aq tragjik sa transmetohet sipas deputetes socialiste.
“Kisha emocione përpara se të hyja, do të gënjeja nëse do të thoja që nuk e ka salla atë madhështi. Do të kisha dashur të ishte edhe përmbajtja në nivelin e asaj salle. Një teatër që nuk është aq i bukur, nuk është historia aq tragjike sa duket në kamera. Do të doja që historia të ishte më e vërtetë.
Më ka prekur komenti i zonjës Topalli se i mungojnë parlamentit deputetët e vjetër. Nuk e ka thënë aq ëmbël ajo, ti e the ëmbël. Ajo nuk është mbajtur ndonjëherë për të folur të butë, ishte Brenda karakterit të saj. Ne shqiptarët themi a të dogji, po më dogji. Unë mendoj se jemi përfaqësues edhe të gjeneratës që përfaqësojmë”, u shpreh Mila.
