Debatet e “Big Brother VIP Albania 4” duket se vazhdojnë të jenë ende të gjalla, edhe pse spektakli ka përfunduar prej kohësh. Së fundmi, reperi G-Bani ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjet e sezonit gjatë një interviste në podcast, duke bërë deklarata që kanë ndezur reagime të shumta në rrjet.
Duke folur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 4, ai u shpreh me vlerësim për ish-banorin Jozi, të cilin e konsideroi si një nga lojtarët më të veçantë të sezonit.
“Jozi nuk u zu. Jozi ishte i ëmbël. Ishte Luizi i Big Brother VIP 4”, u shpreh G-Bani, duke e krahasuar atë me një nga figurat më të forta të historisë së formatit.
Megjithatë, tonet u ashpërsuan kur ai komentoi edhe rezultatin e garës dhe fituesin Gjesti, duke hedhur akuza që kanë ndezur debat në publik. “Për arsye të votave… karshi Gjestit që ia dhanë në mënyrë të paragjykuar… unë thoja se duhet ta marrë Danja”, deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij procesi nuk ka qenë i drejtë.
Në të njëjtën linjë, ai përmendi edhe Danja, duke lënë të kuptohet se ajo meritonte më shumë në lojë, ndërsa vlerësoi lojën e saj si të fortë dhe të menduar mirë.
Deklaratat e G-Banit kanë rikthyer edhe një moment të bujshëm të sezonit, kur aktivizimi i “zarfit të zi” nga Gjesti çoi në eliminimin e papritur të tij dhe të Jozit, duke ndryshuar rrjedhën e lojës pak para finales.
Pas këtyre deklaratave, rrjetet sociale janë ndezur me reagime të shumta, ku fansat po ndahen mes mbështetjes dhe kritikave për mënyrën se si po rikthehen në diskutim ngjarjet e sezonit të kaluar./mxh
