Presidenti më i vjetër në botë ka fituar sërish zgjedhjet në Kamerun, pavarësisht përplasjeve të dhunshme.
Paul Biya, 92 vjeç, ka qenë në pushtet prej vitit 1982 dhe kandidatura e tij për t’u rizgjedhur ka zemëruar të rinjtë dhe opozitarët, ku mbështetësit e tyre kanë thënë se autoritetet kanë manipuluar votën.
Gjatë përplasjeve me forcat e sigurisë në Duala të dielë, mbetën të vrarë katër protestues ndërsa u arrestuan më shumë se 100 të tjerë që u dyndën në rrugë për të kërkuar rezultate të besueshme nga zgjedhjet e 12 tetorit. Nga përplasjet mbetën të lënduar edhe disa forca të sigurisë.
Ata luftuan me gaz lotsjellës dhe u përpoqën të shpërndanin protestuesit që kishin bllokuar rrugët kryesore në Douala, Garoua dhe Maroua.
Këshilli Kushtetues tha se Biya mori 53.66% të votave, kurse rivali Issa Tchiroma Bakary mori 35.19%.
Tchiroma kishte shpallur fitoren para zgjedhjeve duke u mbështetur në rezultatet e llogaritura nga partia e tij, por Biya e rrëzoi deklaratën./e.t
