Last Updated on 11/11/2026 by EL
Një automjet i tonazhit të rëndë rrezikoi të binte në greminë jo shumë larg hyrjes së tunelit të Murrizit në anën e Tiranës.
Siç duket nga pamjet e dërguara nga udhëtarët një pjesë e kamionit ka dalë jashtë rruge, ndërsa është ndalur nga barrierat metalike.
Por pjesa më e madhe e automjetit të rëndë ka mbetur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Kjo ka bërë që të shkaktohet radhë e gjatë në të dy anët e lëvizjes, teksa pritet ndërhyrja e policisë për të hapur qarkullimin./et
