Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, njoftoi se vendi i tij po punon ngushtë me fqinjët dhe partnerët rajonalë për të ulur tensionet lidhur me Iranin.
Al-Ansari tha se kontaktet në nivelet më të larta mes Emiratit të Katarit dhe presidentit iranian, si dhe vizita e Kryeministrit të Katarit në Teheran, synojnë de-eskalimin dhe stabilitetin në rajon. Ai theksoi se Katar nuk vepron vetëm, por në bashkëpunim me vende si Turqia, Egjipti, Omani dhe Arabia Saudite, duke u përpjekur për të parandaluar një rritje të tensioneve.
Sipas tij, ky është një përpjekje kolektive rajonale për të garantuar paqe dhe siguri, duke krijuar kontakte të vazhdueshme për të mbrojtur stabilitetin.
Vizita e Kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, në Teheran më 31 janar përfshiu një takim me zyrtarin e lartë të sigurisë iraniane, Ali Larijani, ku u diskutuan mënyrat për uljen e tensioneve në rajon./mxh
