Katari njoftoi sot se të gjitha aktivitetet detare, do të rifillojnë menjëherë, sipas një deklarate të Ministrisë së Transportit të publikuar në platformën X, sipas “Reuters”.
Ky vendim përmbys një udhëzim të datës 29 qershor, i cili kërkonte pezullimin e përkohshëm, të lundrimit për anijet e vogla, dhe aktivitetin e peshkimit deri në një njoftim të dytë.
Megjithatë, transporti detar tregtar, ishte përjashtuar nga ky kufizim.
Ministria u bëri thirrje të gjithë operatorëve dhe përdoruesve të mjeteve detare, të respektojnë rregulloret dhe udhëzimet në fuqi, me qëllim garantimin e nivelit më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, për të gjitha udhëtimet.
Autoritetet nuk dhanë një arsye të drejtpërdrejtë, për masën e 29 qershorit.
Megjithatë, ajo u vendos një ditë, pasi vendi njoftoi vdekjen e një shtetasi katarian, i cili kishte humbur jetën, për shkak të plagëve të marra nga copëzat e predhave gjatë operacioneve ushtarake në rajon, pas zhdukjes së anijes së tij./mxh
