Kendall Jenner ka ndarë disa detaje të rralla nga jeta e saj sentimentale, duke bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen gjatë bisedës me mikeshën e saj të ngushtë, Cara Delevingne.
Modelja 30-vjeçare foli për jetën e saj private në episodin e 15 tetorit të reality show-t “The Kardashians”, teksa dyshja ndodhej në prapaskenat e sfilatës së L’Oréal Paris gjatë Javës së Modës në Paris.
Gjatë bisedës, Kendall iu rikthye edhe një herë spekulimeve që e kanë shoqëruar prej vitesh për orientimin e saj seksual, duke sqaruar se marrëdhënia e ngushtë me Cara Delevingne ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se ato janë më shumë se mikesha.
“Duhet ta sqarojmë këtë. Njerëzit ende mendojnë se jam lezbike për shkak të dashurisë që kemi për njëra-tjetrën. Nuk jam, dhe mendoj se ti, nga të gjithë njerëzit, duhet ta dish këtë”, u shpreh Kendall.
Cara, 34 vjeçe, konfirmoi se e dinte këtë, ndërsa biseda mori një drejtim më të drejtpërdrejtë kur modelja pranoi se nuk do ta kishte problem të provonte diçka me një vajzë.
“Me thënë të drejtën, mendoj se të jesh lezbike do të ishte argëtuese, fantastike dhe ndoshta më e lehtë. Nuk e di. Burrat janë të tmerrshëm”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura.
Megjithatë, Kendall theksoi se nuk ka pasur dëshirë të kryejë marrëdhënie seksuale me gra, duke shtuar me humor se kishte pirë më shumë verë seç duhej dhe se duhej të tregohej më e kujdesshme me ato që thoshte.
E nxitur nga biseda, Cara e pyeti se me cilën grua do të zgjidhte të kishte një marrëdhënie intime, nëse do t’i duhej të bënte një zgjedhje të tillë. Përgjigjja e Kendall ishte e menjëhershme: “Ti, sigurisht! Je e vetmja grua që njoh që do të sillej mirë me mua”.
Biseda mes dy mikeshave është zhvilluar në shtator të vitit 2025, përpara se të qarkullonin lajmet për afrimin romantik të Kendall Jenner me aktorin Jacob Elordi.
Në prill, burime për revistën People konfirmuan se modelja dhe aktori kishin kaluar disa muaj duke u takuar në mënyrë diskrete dhe duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin. Ata u fotografuan së bashku për herë të parë në muajin maj.
Që prej asaj kohe, dyshja është parë në shoqërinë e çifteve të tjera të njohura, mes tyre Justin dhe Hailey Bieber, si dhe Kylie Jenner me partnerin e saj, Timothée Chalamet.
Gjatë Javës së Modës në Paris, në shtator, Kendall dhe Jacob u panë sërish së bashku në kryeqytetin francez. Aktori ishte gjithashtu i pranishëm në sfilatën e Bottega Veneta gjatë Javës së Modës në Milano, ku Kendall mbylli sfilatën.
Sipas një burimi të cituar nga People, megjithëse lidhja e tyre nuk ka nisur prej shumë kohësh, ata duken sikur janë bashkë prej një kohe të gjatë. “Energjitë e tyre përputhen”, u shpreh burimi./mxh
