Kina ka nisur sot një mision të rëndësishëm hapësinor me emrin “Shenzhou-23”, një hap që shihet si kyç drejt planit të saj për të dërguar astronautë në Hënë deri në vitin 2030.
Raketa Long March 2F u lëshua nga Qendra e Lëshimit Jiuquan Satellite Launch Center në shkretëtirën Gobi, duke transportuar tre anëtarë ekuipazhi drejt stacionit hapësinor Tiangong Space Station.
Sipas autoriteteve kineze, një nga tre astronautët do të qëndrojë në orbitë për rreth një vit të plotë, duke u bërë pjesë e një eksperimenti të rëndësishëm për të studiuar efektet e mikrogravitetit në trupin e njeriut.
Gjatë misionit, ekuipazhi do të kryejë eksperimente në fusha si biologjia hapësinore, shkencat e materialeve, fizika e fluideve dhe mjekësia.
Ky projekt konsiderohet një hap strategjik për përgatitjen e misioneve të ardhshme me njerëz drejt Hënës dhe, në afat më të gjatë, Marsit./ET
